Kombëtarja e Francës sonte luan ndaj Izraelit në UEFA Nations League, por në anën tjetër po diskutohet shumë e ardhmja e trajnerit, Didier Deschamps.
Deschamps, i cili fitoi Kupën e Botës dhe të Ligës së Kombeve me Francën, është në rrezik.
Gazetari i njohur francez, Romain Molina ka spekuluar në lidhje me të ardhmen e trajnerit. Ai thotë se lojtarët nuk janë të kënaqur me Deschampsin, sidomos kur shohin se si ky i fundit po e trajton Kylian Mbappe-n, yllin e “Gjelave”.
Sipas Molina-s, lojtarët dhe Franca janë duke pritur që në të ardhmen ta zgjedhin si trajner legjendën e futbollit, Zinedine Zidane.
Zidane është papunë që një kohë të gjatë, pas largimit nga Real Madridi. Por, një ofertë për ta udhëhequr Francën do ishte e mirëseardhur për të.