Maqedonia e Veriut, sonte ndaj Letonisë pa mbrojtësin shqiptar

Futboll

Maqedonia e Veriut, sonte ndaj Letonisë pa mbrojtësin shqiptar

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 09:14
Maqedonia

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sot do të presë Letoninë në ndeshjen e xhiros së 5-të të Ligës C në garën e Ligës së Kombeve.

Mbrëmë në një atmosferë të mirë përfaqësuesja e vendit tonë ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në arenën “Todor Proeski”. Shkkau i lëndimit të kyçit të këmbës që pësoi në ndeshjen ndaj Letonisë, Visar Musliu në stërvitjen e mbrëmshme u ka dhënë vetëm mbështetje morale bashkëlojtarëve.

Por lajm i mirë është se stërvitjen e kaloi me sukses kapiteni Enis Bardhi. Në listën e përzgjedhësit Milevski janë edhe pesë futbollist tjerë shqiptarë, Behar Fetai, Sefer Emini, Lirim Qamili, Isnik Alimi dhe Ezgjan Alioski.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë, do të luhet në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim nga ora 20:45.

Tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium Maqedonia e Veriut është nikoqir i përfaqësueses së Ishujve Faroe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat