“Dardanët” nisen sot drejt Rumanisë

Futboll

“Dardanët” nisen sot drejt Rumanisë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 10:55
“Dardanët” 

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditëve të kaluar i ka zhvilluar përgatitjet për ndeshjet e nëntorit.

“Dardanët” nesër, më 15 nëntor do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.

Skaudrës së udhëhequr nga Franco Foda, i nevojiten më shumë se kurrë fitorja.

Kosova duhet të fitojë në Bukuresht me një dallim prej tre golash, për të pasur mundësi që ta ‘rrëmbejë’ pozitën e parë në grup.

Futbollistët në prononcimet e tyre u shfaqën tejet optimistë për një rezultat pozitiv të premten.

Ekipi kosovar udhëton sot në mesditë drejt kryeqendrës rumune.

Ndërkaq, kombëtarja të hënën në “Fadil Vokrri” luan kundër Lituanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat