Sulmuesi dëmtohet në stërvitje

Futboll

Sulmuesi dëmtohet në stërvitje

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 11:34
Ernest Muçi

Ernest Muçi pasditen e djeshme ka “alarmuar” stafin e Kombëtares. Sulmuesi gjatë stërvitjes ka pësuar një dëmtim dhe për disa minuta ka qëndruar i shtrirë në fushë.

Lotjari i Besiktas e kishte të pamundur të vazhdonte pjesën tjetër të stërvitjes dhe u detyrua ta linte përgjysmë.

Gjatë një ndeshje brena grupit, Muçi lëshoi këmbën e djathtë keq në tokë duke shqetësuar stafin.

Stafi mjekësore, lojtarët me në krye Sylvinhon vrapuan menjëherë drejt tij për të parë nga afër se çfarë ndodhi me futbollistin. Stafi tashmë shpresojnë që futbollisti të mos ketë asgjë serioze.

Ish-i  Tiranës ditën e sotme do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij dhe nëse

Muçi do të jetë i gatshëm ndaj çekëve apo jo. Kujtojmë se Kombëtarja do të luajë ndaj Çekisë ditën e shtunë në "Air Albania" në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat