Te Sivasspor të “irrituar” me Kombëtaren shqiptare

Futboll

Te Sivasspor të “irrituar” me Kombëtaren shqiptare

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 12:34
Rey Manaj

Rey Manaj ishte një prej 28 futbollistëve të grumbulluar nga Sylvinho për 2 ndeshjet e këtij muaji. Por fatkeqësisht sulmuesi nuk mundi të jetë i gatshëm për Çekinë dhe Ukrainën për shkak dëmtimi.

Lushnjari pas analizave të bëra nga stafi mjekësorë i kuqezinjve u pa e arsyeshme që të largohet ga grumbullimi, pasi e kishte të pamundur të kontribuonte për ekipin, passi i duhej të rikuperohej dhe se gjëndja e tij nuk premtonte.

Një mungesë e madhe për Sylvinhon për këto 2 sfida mjaft të rëndësishme. Në lidhje me dëmtimin e Manajt ka dalë me një deklaratë zyrtare Sivasspor. Klubi turk ka theksuar se lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor dhe se për këtë diagnozë ishte vënë në dijeni edhe stafi i Kombëtares.

“Lojtari ynë Rey Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathë në ndeshjen ndaj Adana Demirspor të luajtur me 25 tetor. Atij iu diagnostikua një dëmtim muskulor gjatë testeve fizike, në përputhje me raportin e përgatitur nga doktori i klubit, në të cilin përcaktohej se Manajt i nevojitej një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh.

Gjatë kësaj periudhe, lojtari ynë nuk mund të luante ndaj Rizespor dhe Fenerbahçes për shkak të këtij dëmtimi.Të premten, më 8 nëntor, klubi ynë informoi ekipin kombëtar të Shqipërisë rreth situatës aktuale të dëmtimit të lojtarit dhe i bëmë të ditur se nuk ishte në gjendje për t’u përzgjedhur për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës në Nations e Kombeve.

Sportisti ynë, i cili u ftua në ekipin kombëtar për të bërë rehabilitimin, u hoq nga skuadra e Shqipërisë pasi mori një mjekim. Rey Manaj do të kthehet në Sivas në javën e ardhshme dhe të vazhdojë trajtimin e tij në ambientet e klubit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat