Kosova vazhdon ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror në ciklin kualifikues të UEFA Nations League.
Dardanët vazhdojnë nesër udhëtimin e tyre për kualifikim aty ku do të kenë punë me rivalin kryesor të grupit të dytë të Ligës C të Kombeve, Rumaninë.
Rumania aktualisht është lidere e këtij grupi me 12 pikë, tre më shumë se Kosova që pozicionohet në vendin e dytë me 9 pikë me humbjen e vetme të pësuar që në xhiron e parë pikërisht nga kundërshtari i nesërm.
Kosova luan në transfertë për këtë takim aty ku sipas mediave të shumta priten edhe ‘duele’ jashtë fushe.
Tifozët rumunë prej kohësh kanë shfaqur pankarta dhe thirrje raciste ndaj Kosovës duke shfaqur urrejtje ndaj shtetit të Kosovës me parulla si “Kosova është Serbi”.
Gazetari rumun të mediumit “Euronews Romania”, Octa Vasilescu thotë se në përgjithësi rumunët nuk kanë problem me Kosovën, por ka disa ‘huliganë’ që shfaqin sharje dhe urrejtje ndaj shteteve tjera.
“Në përgjithësi tifozët rumunë nuk kanë problem me Kosovën, Hungarinë dhe kombëtaret tjera. Janë disa të ashtuquajtur “huliganë”, tifozë ultras, të cilët gjithmonë u drejtojnë sharje skuadrave të tjera.
Kjo ndodh sidomos me Hungarinë dhe nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari i Rumanisë. Ka pasur shumë sanksione dhe gjoba për kombëtaren tonë për këto gjëra, por jam i sigurt se do të dëgjojmë sërish thirrjet për Kosovën dhe Serbinë. Ultrasit tanë kanë një lidhje të fortë me tifozët nga Serbia, ata i konsiderojnë si “vëllezër”.
Tifozët serbë kanë përdorur shumë herë edhe një pankartë me mesazhin: “Bessarabia është Rumania”. Besarabia është një rajon historik që kaloi nga Rumania në Bashkimin Sovjetik dhe tani ndodhet në Ukrainë.
Ka edhe një arsye politike. Rumania është një nga vendet e pakta evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo sepse qeveria jonë po përpiqet të shmangë një precedent në lidhje me rajonin e Transnistria nga Republika e Moldavisë. As Rumania nuk e njeh pavarësinë e tyre. E ultrasit nga Rumania thonë: “Kosova është Serbi, ky është qëndrimi i shtetit”, tha Vasilecu pë gazetën Blic