Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, shpreh optimizmin para ndeshjes së nëserme (20.45) në Zurich ndaj Serbisë, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës A të Kombeve në futboll.
“Gjithçka përveç fitores nuk na bën dobi”, thotë Murat Yakin në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe kundër Serbisë.
Ai e di: Nëse kombëtarja nuk fiton, do të bie nga Liga A e Ligës së Kombeve.
Nuk janë vetëm lojtarët e tij që u detyrohen tifozëve diçka.
50-vjeçari shpreh zemërimin e tij për performancën e arbitrimit këtë sezon: “Shumë vendime të gabuara na kushtojnë shumë pikë”.
Ai i referohet, për shembull, kartonit të kuq të Nico Elvedit në ndeshjen e parë kundër Danimarkës ose dy golave nga këndi kundër Spanjës dhe Danimarkës (ndeshja e dytë), të cilat u anuluan.
Çfarë pret Yakin nga të ardhurit dhe të kthyerit?
“Me Sohmin, Amendan, Hajdarin dhe Muheimin, kemi katër prurje të reja. U thashë që të tregohen”, thotë Yakin
A do të shohim emocione?
“Duhet të luajmë në mënyrë sa më agresive që nga sekonda e parë”, shpjegon Yakin. “Duhen emocionet e nevojshme jo vetëm nga Xhaka”.