Miqësorja e parë ndaj Moldavisë, Shqipëria U-21 mbyll përgatitjet

Futboll

Miqësorja e parë ndaj Moldavisë, Shqipëria U-21 mbyll përgatitjet

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 13:59
Shqipëria

Kombëtarja U-21 do të luajë nesër në stadiumin e Vorës, ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.

Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të hënën, ndërsa ditën e sotme kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Sa i përket grupit ka pasur sërish një ndryshim.

Mesfushori Ermal Meta është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Alban Bushi ka thërritur Hajrulla Tolën.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.

Takimi Shqipëri U21 – Moldavi U21 do të luhet nesër në stadiumin e Vorës, në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat