Nëse shfaqet pankarta ‘Kosova është Serbi’ dhe ka thirrje të tilla në Bukuresht, FFK të veprojë në këtë mënyrë 

Futboll

Nëse shfaqet pankarta ‘Kosova është Serbi’ dhe ka thirrje të tilla në Bukuresht, FFK të veprojë në këtë mënyrë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 nëntor 2024 Në ora: 14:28
Pamje provokuese me 12 shtator 2023

Ballafaqimi mes Kombëtares së Rumanisë dhe Kosovës, pritet të jetë me rivalitet të madh në kuadër të xhiros së pestë të Ligës C të Kombeve në futboll.

Ky takim të jetë në frymë sportive ashtu si i ka hije dy shteteve, që kultivojnë futboll dhe ata tifozët që e kanë mendjen e provokimit sa më larg stadiumit ‘Arena Kombëtare” në Bukuresht!

Futbolli është për të krijuar miqësi dhe le të fitojë ai që do të meritojë.

Nëse disa tifozë rumunë e kanë ndërmend t’ia bëjnë argatin Serbisë, të shfaqin pankartën “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tilla, këtu nuk duhet të ketë më asnjë diskutim, kombëtarja e Kosovës të braktisin fushën deri të krijohen kushtet dhe mos të kthehen aty deri sa të zbrazet i tërë stadiumi.

Sepse nëse disa mendojnë të krijojnë atmosferë provokuese e armiqësore, më nuk do të kishte kuptim të vazhdohet loja, këtë duhet ta ketë të qartë edhe Agim Ademi, president i FFK-së dhe ai qysh sonte t’ua bëjë me dije rumunëve.

Këtë gjë duhet të mendojnë mirë rumunë, të krijojnë siguri të lartë dhe mos të lejojnë disa huliganë që veprojnë në shërbim të kuzhinës së Beogradit dhe në favor të Serbisë, për të shfaqur ndonjë pankartë “Kosova është Serbi” apo thirrje të tilla.

Kosova dhe Rumania, kanë miqësi të mrekullueshme ndër vete dhe rumunët mos të lejojnë disa argatët e Beogradit të futen në stadium për të provokuar.

Nëse vjen një situatë si në të kaluarën (më 12 shtator, 2023 në Bukuresht) kur ndeshja u ndërpre për 50 minuta, Kosova të kërkojë nga UEFA të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3.

Mjaft provokimeve të ulëta që vijnë “Kosova është Serbi”.

Sporti nuk është për klimë armiqësore, por për dashuri dhe kënaqësi, le të fitojë ai që e meriton në fushë dhe jo të kemi në tribuna tifozë skandalozë.

E patë në ndeshjen Serbia – Zvicra, i tërë stadiumi në Lesskovc pa fije turpi brohoriste “Kosova është Serbi”, kjo ishte e gërditshme dhe mos të lejohen kësi skandale edhe në Bukuresht.

Lajmi i mirë është që Federata rumune, futbollistët dhe të gjithë ata që bëjnë thirrje për anim korrekt, për një festë futbolli por nëse shfaqet një gjë e tillë si në të kaluarln, çfarë kuptimi ka kjo!  

Stadiumet të jenë për festë futbolli dhe jo disa huliganë të shfaqin pankarta të turpit dhe fyerje, kështu që ata të janë sa më larg stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat