Odise Roshi është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. 71 ndeshje me fanellën kuqezi dhe 5 gola të shënuar ishte rrugëtimi i të ashtuquajturit ‘Raketa’ e Kombëtares.
Kanë qenë të shumtë ata që i kanë shkruar futbollistit pas ‘pensionimit’ nga kuqezinjtë. Teksa këtij momenti të Roshit, i është bashkuar edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj.
Ky i fundit ka publikuar në “InstaStory” një fotot të sulmuesit shqiptar, duke e shoqëruar me figurën e raketës.
Edhe Hysaj shpreh mirënjohjen e tij për kontributin e Roshit në Kombëtare.