Mesfushori turk, Hakan Çalhanogllu, aktualisht në grumbullim me kombëtaren, humbi penalltinë e parë me fanellën e Interit pas 19 tentativave të suksesshme, të dielën në mbrëmje kundër Napolit.
“Nuk ik nga përgjegjësitë e mia. Nëse humbas një penallti, do të realizoj me sukses tjetrën. Disa mund të mendojnë se kam ego, por nuk është kështu. I besoj vetëm vetes”.
Mesfushori turk foli edhe për të ardhmen e tij.
“Aktualisht jam tek Interi, e kam zgjatur kontratën time deri në vitin 2027. Nuk e di se çfarë do të thotë koha dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nëse do të thoja diçka për të ardhmen do të ishte gabim. Nuk bëj dot parashikime, sepse kështu do të mashtroja së parin veten, kur në fakt nuk dua të mashtroj askënd…”
Çalhanoglu i bashkohet kolegëve që protestojnë kundër kalendarit shumë të ngjeshur.
“Jam dakord me ata që ankohen për numrin e dendur të ndeshjeve. Ne nuk kemi një periudhë pushimi dhe luajmë çdo 2-3 ditë. Jam i sigurt se shtimi i dëmtimeve vjen kryesisht prej këtij kalendari të ngjeshur me ndeshje”.
Më pas mesfushori turk zbuloi një histori nga Inter-Juventus, ndeshje që po e fitonin 4-2, por më pas bardhezinjtë e barazuan 4-4, falë Jildizit.
“Para ndeshjes Inter-Juve iu thashë shokëve të mi: Mos e lini Kenan Yildiz të marrë frymë. Ata nuk më morën shumë seriozisht, në fund ishte ai që ndryshoi ndeshjen. Pas ndeshjes ua kujtova djemve: A ju thashë…,” tha mes tjerash Çalhanoglu në një intervistë për kanalin turk ‘TV8.5”.