Futbollisti rumun: Mos ta nënvlerësojmë Kosovën, tifozët të mos bëjnë probleme

Futboll

Futbollisti rumun: Mos ta nënvlerësojmë Kosovën, tifozët të mos bëjnë probleme

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 16:19
Lucescu e MIhaila

Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihaila kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën.

Futbollisti i Parmës ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të mos nënvlerësohet kundërshtari i radhës, ndërsa kërkoi nga tifozët që të jenë të qetë dhe të mos shkaktojnë probleme.

Ndeshja e kaluar mes këtyre dy Kombëtareve ishte ndërprerë për shkak të thirrjeve të huliganëve rumunë “Kosova është Serbi” dhe për shkak të banerave anti-shqiptare dhe pro-serbe.

“Ne jemi të gatshëm. E pamë që ka ndryshime në ekipin e tyre, por na mbetet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë dhe në fund të dalim me fitore”, deklaroi fillimisht futbollisti rumun në konferencë për shtyp.

“Shpresojmë që tifozët të na inkurajojnë dhe në fund ne t’i lumturojmë dhe gëzojmë ata. Natyrisht, nuk duam incidente. Ka pasur incidente në të kaluarën, në ndeshje me Izraelin nëse nuk gabohem, por shpresojmë të mos ndodh asgjë dhe të jetë një ndeshje paqësore”, shtoi Mihaila.

“Është normale që stadiumi të jetë plot dhe në fund vijnë edhe rezultatet. Ne hyjmë gjithmonë me mentalitetin për ta fituar ndeshjen. Nuk ka rëndësi kundërshtari, ka rëndësi të hysh i motivuar dhe me mendimin për t’i fituar tri pikë”, vazhdoi ai.

Rumania dhe Kosova do të luajnë nesër mbrëma në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat