Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet për miqësoren e parë kundër Moldavisë. Kuqezinjtë i kanë dhënë ‘dorën e fundit’ stërvitjes dhe tashmë janë gati.
Miqësorja e parë me Moldavinë, Shpresat e Alban Bushit mbyllin përgatitjet
Por në Kombëtaren e Shpresave ka patur përsëri një ndryshim. Mesfushori i Tiranës, Ermal Meta është larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimi. Teksa vendin e tij e ka marrë një tjetër mesfushor bardheblu.
Hajrulla Tola është lojtari i bashkuar së fundmi me Shqipërinë U21. 20-vjeçari është vënë menjëherë nën urdhrat e Alban Bushit.
Kujtojmë se takimi Shqipëri U21 – Moldavi U21 do të luhet nesër në stadiumin e Vorës, në orën 14:00.