Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Millevski, ka përcaktuar formacionin titullar kundër Letonisë në kuadër të xhiros së 5-të të Ligës C të Kombeve në futboll.
Tre shqiptarë janë në përbërjen e parë.
Kapiteni Enis Bardhi, pastaj Ezgjan Alioski dhe Isnik Alimi.
Maqedonia synon tre pikë si vendase në këtë përballje mjaft të vështirë.