Belgjikë-Itali, ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve do te jete “kryefjala” e mbremjes se sotme. Gjithcka e konfirmuar per Spallettin dhe te tijët, me Rovella qe preferohet ne krahasim me Locatelli në regji dhe Barella si mesfushor ofensiv pas Mateo Reteguit. Lukaku rikthehet te Belgjika dhe do të luajë si qendërsulmues me Opendan pas tij.
Belgjika (4-2-3-1): Casteels; Castagne, Debast, Faes, Theate; Engels, Onana; Trossard, Openda, De Cuyper; Lukaku. Ne stol: Vandevoordt, Sels, Vermeeren, Lukebakio, Mbangula, Sardella, Mangala, Bakayoko, Al-Dakhil, Lokonga, Smets.
Italia (3-5-1-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Buongiorno, Bastoni; Cambiaso, Frattesi, Rovella, Tonali, Dimarco; Barella; Retegui. Ne stol: Meret, Vicario, Savona, Locatelli, Gatti, Maldini, Raspadori, Kean, Okoli, Comuzzo, Udogie, Pisilli.
Gjithashtu, një tjetër ndeshje e mbrëmjes është edhe ajo mes Francës dhe Izraelit në Ligën A të Kombeve. “Gjelat” e Deschamps janë në 9 pikë dhe duan fitore për të kërkuar kreun e grupit teksa Izraeli ka 0 pikë. Te skuadra e Frances bie ne sy fakti se Pavard, Thuram, Guendouzi e Kone nuk startojne nga minuta e pare.
Franca (4-3-3): Maignan; Koundé, Upamecano, Konaté, T. Hernandez; Zaïre-Emery, Kanté, Camavinga; Olise, Kolo Muani, Barcola.
Izraeli (3-4-2-1): Peretz; Goldberg, Shlomo, Nachmias; Abada, Jehezkel, Abu Fani, Jaber; Gloukh, Solomon; Turgeman.