Qani Fetai flet për djalin e tij: Ftesa nga kombëtarja shqiptare, momenti më i lumtur për mua si prind

Futboll

Qani Fetai flet për djalin e tij: Ftesa nga kombëtarja shqiptare, momenti më i lumtur për mua si prind

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:02
Qani Fetai

Babai i Feta Fetait, djaloshit nga lagja e Dizhonit në Çair të Shkupit, Qaniu ka dhënë për herë të parë një intervistë për një media shqiptare, ku ka rrëfyer detaje se si djali i tij u bë pjesë e Kombëtares shqiptare.

“Modriçi” shqiptar u ftua për herë të dytë nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë për Open-TV, Qaniu tregon se Fetai ka filluar të merret me futboll që në moshën 7 vjeçare.

Ai thotë se ftesa nga kombëtarja shqiptare ka qenë momenti më i lumtur për të si prind.

“Na mori në telefon dhe na tregoi që i kanë bërë ftesë. Ne u ndjemë shumë të lumtur, u gëzuam shumë, gjithashtu dhe Fetai u gëzua shumë.

Pres të debutojë dhe do të shkojmë ta ndjekim. Fetait i është përshtatur Lokomotiva, ndihet shumë i lumtur dhe i qetë, është shumë i kënaqur.

Fetai e ka nisur karrierën prej moshës 7-vjeçare te klubi i Shkupit, më pas Rabotnicki dhe prej aty te Lokomotiva në Zagreb.

Nga Lokomotiva u ftua te Kombëtarja shqiptare.

Që i vogël ëndrra e tij ishte të bëhej futbollist, kishte dëshirë dhe luante. Ka qenë fëmijë i urtë dhe i qetë. Fetai është fëmija im i dytë në radhë, kam tre djem dhe një vajzë.

Për mua momenti më i lumtur ka qenë ftesa e Kombëtares së Shqipërisë. Unë si prind ëndërroj ta shoh diku në Europë”, u shpreh Qani Fetai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat