Kombëtarja U-17 gati për testin e parë miqësor ndaj Polonisë

Futboll

Kombëtarja U-17 gati për testin e parë miqësor ndaj Polonisë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:12
Kombëtarja shqiptare U-17

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e parë miqësore ndaj Polonisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco mbyllën sot me sukses përgatitjet.

Kuqezinjtë u stërvitën në kompleksin “Tropikal”, në Durrës dhe të gjithë lojtarët janë të gjendje të mirë, pa probleme fizike. Kombëtarja U-17 ka nisur grumbullimin prej ditës së hënë dhe trajneri Tedesco do t’i ketë të gatshëm të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Takimi Shqipëri U17 – Poloni U17, do të luhet nesër në orën 14:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshja e dytë miqësore do të zhvillohet më 18 tetor, po në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat