Armando Broja bëhet gati për debutimin me Evertonin

Futboll

Armando Broja bëhet gati për debutimin me Evertonin

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:18
Armando Broja me bashkëlojtarë

Armando Broja ka kaluar dëmtimin, që nuk e ka lënë të marrë asnjë minutë këtë sezon. Vetë klubi i Evertonit tregon përmes postimeve se Broja e ka lënë plotësisht pas dëmtimin.

“Duke punuar përgjatë pushimit për shkak të kombëtareve”, shkruan klubi i Everton në rrjetin social “X”.

Në një nga fotot e shtuara është Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares po stërvitet rregullisht me grupin prej disa ditësh. Kështu duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për të debutuar me Evertonin.

Këto të fundit e kanë huazuar nga Çelsi deri në fundin e sezonit. Sfida e radhës për ta është më 23 nëntor kundër Brentford dhe shpresat janë të mëdha që Broja të përfshihet me skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat