Tashmë gjithçka është zyrtare. Andres Iniesta është pronari i ri i klubit të Kategorisë së Dytë daneze, Helsingor.
Por, ky kampionat është i treti për nga rëndësia në shtetin e Danimarkës.
Iniesta dhe kompania e tij NSN kanë blerë klubin danez. Ky investim ka ndodhur në bashkëpunim me kompaninë zvicerane të Stoneëen. Kontrata është firmosur dhe legjenda e Spanjës dhe Barcelonës nis kështu një aventurë të re.
40-vjeçari vazhdon që të investojë në botën e futbollit. Kujtojmë që spanjolli po punon fort edhe për t’u bërë një trajner, gjë e cila pritet të përmbushet në vitet e ardhshme.