Dia infektohet me malaria gjatë stërvitjes me Senegalin

Futboll

Dia infektohet me malaria gjatë stërvitjes me Senegalin

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 23:48
Pamje nga një ndeshje

Këtë e ka bërë të ditur Federata Senegaleze e Futbollit!

Një lajm tronditës vjen nga Senegali për Lazion: Boulaye Dia është prekur nga malaria. Këtë e ka bërë të ditur vetë Federata Senegaleze e Futbollit: “FSF-ja informon publikun se lojtarët Boulaye Dia dhe Lamine Camara janë jashtë për ndeshjen mes Burkina Fasos dhe Senegalit”.

“Boulaye Dia pati një sulm të malaries ditën që u nis për në Bamako, për këtë arsye ai qëndroi në Dakar për të vazhduar trajtimin.

Sa i përket Lamine Camara, ai ka pasur dhimbje aduktore në dy seancat e fundit stërvitore.

Mjekët e kombëtares po monitorojnë nga afër gjendjen shëndetësore të të dy lojtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat