Kristian Shpendi po spikat këtë sezon në Seria B ku ka shënuar tetë gola si asnjë tjetër.
Për këtë ka tërhequr vëmendjen e Fiorentinës, që kërkon ta afrojë pas përfundimit të këtij edicioni.
Është “FirenzeViola.it” që raporton për interesimin e shfaqur nga Fiorentina, që e sheh si përforcim për sulmin në të ardhmen.
Një operacion që megjithatë nuk do të jetë aspak i lehtë.
Kjo pasi Cesena tregohet se do të hiqte dorë nga sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë U-21 për 15 milionë euro.
21-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitën 2026. Fiorentina megjithatë pritet të futet në tratativa për shërbimet e kryegolashënuesit të Seria B].