Brazili nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1:1 në transfertën e Venezuelës.
Ndeshja e vlefshme për raundin e 11-të të kualifikueseve të Botërorit pa dy skuadrat të ndajnë pikët.
Miqtë e Brazilit mbyllën në avantazh pjesën e parë, pasi ishte Rafinja që shënoi në minutën e 43-të.
Një avantazh që nuk u shijua shumë sepse vendasit barazuan me Segovian sapo filloi pjesa e dytë.
Rastin e artë për të kthyer skuadrën e tij në avantazh e pati Vinicius.
Ky I fundit gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave, kur kronometrohej minuta e 62-të.
Venezuela u detyrua ta mbyllë ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes së Gonzales me karton të kuq në fundin e kohë së rregullt.
Pas 11 ndeshjeve të luajtura, Brazili mban vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Venezuela pozicionohet në vendin e shtatë me 12 pikë.