Gazetari i sportit Arlind Sadiku, para përballjes mes Kosovës dhe Rumanisë, thotë se ende nuk ka parë një ndeshje ku fokusi më i madh është jashtë fushës sesa brenda saj.
“Moti nuk kam parë një ndeshje, ku më tepër janë koncentruar futbollistët, trajneri, kombëtarja e Rumanisë në përgjithësi, më tepër jashtë fushës se sa në lojë”, u shpreh ai.
Sadiku në një lidhje direkte nga Rumania, në emisionin “Ora 7”, tha se Federata e Rumanisë u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të qetë, të mos shkaktojnë incidente.
“Ka pasur thirrje që disa ditë, nga futbollistët, njëfarë kampanje e organizuar jo vetëm nëpër konferenca për media, por video të njëpasnjëshme të publikuara në faqen zyrtare të Federatës së Rumanisë, duke i bërë thirrje tifozëve që të jenë të qetë, të mos shkaktojnë incidente, sepse rumunët janë të koncentruar të marrin maksimumin e pikëve”, tha ai.