Shqipëria dhe Çekia do të sfidohen mes tyre në “Air Albania” në orën 20:45, takim shumë i rëndësishëm për vendin e parë në grupin B1 në Nations League.
Ndeshje e luftuar pritet të jetë në fushën e lojës, ndërsa spektakli nuk do të mbujë në shkallët e stërmushura të arenës kombëtare.
Për këtë takim UEFA ka zbuluar edhe arbitrin që do të vendosë drejtësi.
Kështu i është besuar një zviceriani.
Bëhet fjalë për Sandro Schärer, i cili do të ndihmohet nga Stephane De Almeida he Jonas Erni, ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Johannes Von Mandach.
Scharer është një arbitër i njohur për Berat Gjimshitin, pasi zviceriani ka vendosur drejtësi në finalen e Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Atalantës. Ndërkohë edhe për çekët është i njohur, pasi i ka gjykuar në 2 raste në të kaluarën.