Ernest Muçi u dëmtua në seancën stërvitore të së martën, duke alarmuar kështu stafin e Kombëtares.
Por tashmë për të nuk ka vend për t’u shqetësuar.
Në seancën e djeshme stërvitore, sulmuesi ishte pjesë e grupit.
Fillimisht ish-i i Tiranës zhvilloi i veçuar stërvitje dhe më pas iu bashkuar pjesës tjetër të lotjarëve duke zhvilluar të plotë stërvitjen.
Kjo padiksutim është lajm i mirë për Sylvinhon dhe stafin e tij, pasi futbollisti do të jetë gati për duelin me Çekinë, përballje që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” në orën 20:45.
Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për kreun e klasifikimit në grupin B1 në Nations League.