Më 16 nëntor Shqipëria do të luajë përballjen e dytë me Republikën Çeke.
Këtë herë në “Air Albania”. Eros Grezda ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Kombëtaren nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “A2 CNN”-in. Ish-lojtari i kuqezinjve ka këshilluar Silvinjon që t’i japë më tepër hapësirë Ernest Muçit dhe Arbër Hoxhës, të cilët ai i konsideron si futbollistë me cilësi që Shqipëria nuk i ka pasur më parë.
“Nuk besoj se Silvinjo mund të bëjë një gabim, sepse ka treguar që është një trajner i madh.
Mirëpo unë do t’i sugjeroja, nëse më dëgjon, që lojtarë si Arbër Hoxha apo Ernest Muçi të kenë më shumë minuta.
Janë lojtarë shumë kualitativë që Shqipëria nuk i ka pasur. Me ta Kombëtarja do të ketë edhe freski, por edhe më shumë kualitet në sulm”, është shprehur Eros Grezda.