Gjeorgjia synon rekordin unik

Futboll

Gjeorgjia synon rekordin unik

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 10:47
Shqipëria

Gjeorgjia synon rekordin unik!

Momentalisht në vendin e dytë në Grupin B1, të cilin e ndan së bashku me Shqipërinë, në kuotën e gjashtë pikëve të grumbulluara. Gjeorgjia, skuadra që kuqezinjtë e mposhtën në muajin tetor në Tbilisi, ëndërron një rekord unik në Nations League.

Nëse fitojnë grupin, të besuarit e trajnerit Willy Sagnol do të bëheshin skuadra e parë që kalon nga Liga D, ku milituan në edicionin e parë në vitin 2018, në Ligën A.

Për ta realizuar këtë arritje, gjeorgjianët duhet të mposhtin Ukrainën dhe Republikën Çeke në dy ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat