Në “Air Albania” ditën e nesërme në orën 20:45 do të përplasin “brirët” mes tyre Kombëtarja shqiptare dhe Çekia.
Një sfidë shumë e rëndësishme dhe mjaft e luftuar mes dy ekipeve që do të kërkojnë fitoren për vendin e parë në grupit B1 të Nations League.
Në këtë sfidë kuqezinjtë e Sylvinhos do të luajnë “alll-in” vetëm për rezultat pozitiv pasi luajnë edhe përballë tifozëve të tyre.
Por nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një kundërshtari shumë fizik si çekët.
Pikërisht këto të fundit sipas basteve konsiderohen favoritë.
Fitorja e tyre kuotohet me 2.25, po aq sa dhe barazimi.
Por nga krahu tjetët fitorja e kuqezinjve vlerësohet me 3.20.