Barcelona përgatit ofertën për Kvaratskhelian

Futboll

Barcelona përgatit ofertën për Kvaratskhelian

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 10:50
Kvaratskhelia

Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se klubi blaugrana po përgatit një ofensivë përfundimtare për të avancuar transferimin e tij gjatë verës.

Çmimi përfundimtar i operacionit mund të arrijë deri në 80 milionë euro – ndonëse klauzola e tij e largimit është më e lartë, kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2027.

Për momentin, agjentët e futbollistit po tensionojnë situatën duke refuzuar rinovimin, për të ushtruar presion. Në Itali pretendohet se ‘Kvara’ preferon Barcelonën ndaj PSG-së, pasi është i bindur se aty mund të fitojë trofe të rëndësishëm.

Sipas La Repubblica, rrethi i futbollistit është i vetëdijshëm për interesin e Barcelonës dhe këtë herë situata duket më e favorshme për t’u larguar nga Napoli. Verën e kaluar, PSG bëri një ofertë për futbollistin, por Napoli refuzoi të negociojë, duke kërkuar 130 milionë euro si çmim të largimit të tij. Negociatat dështuan dhe u hapën bisedime të mundimshme për zgjatjen e kontratës.

Qëndrimet mes Napolit dhe Kvaratskhelias janë shumë të largëta. Lojtari aktualisht fiton 1.5 milionë euro neto, por ka kërkuar 6 milionë euro për sezon, një shifër që Napoli do ta pranonte vetëm në një kontratë afatgjatë me një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh.

Përballë kësaj, përfaqësuesit e lojtarit kërkuan një klauzolë prej vetëm 80 milionë eurosh, që është çmimi me të cilin besojnë se mund të largohet këtë verë. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe, pas kthimit, pritet ta përmbyllë këtë çështje, për mirë ose për keq.

Kvara mendon se qëndrimi në Napoli mund ta pengojë rritjen e tij sportive dhe beson se në moshën 23-vjeçare i ka ardhur momenti për të bërë hapin e madh. Prioriteti i tij është të luajë në La Liga dhe është i vetëdijshëm për interesimin e Barcelonës që prej vitit të kaluar, kur Xavi Hernández e kishte në listën e tij të dëshirave.

Në Barcelonë po e vëzhgojnë situatën nga një distancë.

Është e vërtetë që lojtari pëlqehet dhe se klubi ka marrë informacion mbi negociatat për rinovimin e tij. Megjithatë, nuk është bërë asnjë ofertë dhe ende nuk është vendosur nëse ai është zgjedhja përfundimtare për rolin e krahut.

Barcelona e ka të qartë që negociatat me Napolin janë gjithmonë shumë të vështira dhe do të ndërmarrë hapa vetëm nëse lojtari shpreh qartazi dëshirën për t’u transferuar dhe nëse çmimi i largimit është ekonomikisht i përballueshëm.

Klubi blaugrana po shqyrton gjithashtu mundësi të tjera, si ajo e Rafa Leaos, dhe po merr oferta nga lojtarë të nivelit më të lartë, disa prej të cilëve janë me karton të lirë. Ata janë të bindur se do të ishte mirë të sillnin një krah të ri, por nuk do të nxitojnë, pasi ky transferim është strategjik dhe do të studiohet me shumë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat