Kombëtarja e Zvicrës sonte e pret në Zurich kundërshtarin e saj, Serbinë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Në ekipin e “Helvetikëve” janë të pranishëm katër lojtarë shqiptarë.
Përfshi këtu: Albian Hajdarin, Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Andi Zeqirin.
Nuk dihet nëse kjo katërshe do jetë në formacionin startues të Murat Yakinit, por në Zurich pritet të jetë një atmosferë fantastike dhe shumë shqiptarë janë konfirmuar që do jenë në tribuna.
Kujtojmë që ndeshjen e parë Serbia e kishte fituar me rezultatin 2:0. Zvicra është në pozitën e fundit në tabelë dhe rrezikon rënjen nga Liga A.