Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e parë miqësore kundër Polonisë.Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Italian, Andrea Tedesko, mbyllën dje përgatitjet në kuadër të këtij testi në kompleksin “Tropikal” në Durrës.
Sipas asaj që raporton FSHF, të gjithë lojtarët janë të gjendje të mirë dhe pa probleme fizike.
Kombëtarja U-17 ka nisur grumbullimin prej ditës së hënë dhe trajneri Tedesko do t’i ketë të gatshëm të gjithë futbollistët e grumbulluar.
Takimi Shqipëri–Poloni për U-17, do të luhet sot në orën 14:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet.
Ndërkohë, ndeshja e dytë miqësore do të zhvillohet më 18 tetor, po në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00. Institucioni i futbollit shqiptar ka njoftuar se hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas në fushën brenda kompleksit të FSHF-së.