Kosova e Dusseldorfit ka një javë shumë të ngarkuar dhe atë brenda dy ditëve.
Të shtunën (nesër) do të ndeshet me ASV Suchteln në kuadër të derbit të javës së 14-të në Landesliga.
Një ditë më vonë (të dielën) do të përballet me kampionin e Kosovës, Ballkanin, në kuadër të Superkupës Kosovë – Diasporë.
Fundjavë e vështirë për kuqezinjtë, dy ndeshje jetike, njëra në kampionat e tjetra në luftë për trofeun e Superkupës.
Kosova kryeson me 33 pikë sa ka edhe VfL Juchen-Garzëeiler, e ndjekur nga Remscheid 31 e ASV Suchteln me 28 pikë etj.
”Këtë të shtunë, më 16.11.2024, FC Kosova Düsseldorf do të presë ASV Süchteln në një ndeshje të jashtëzakonshme dhe tejet të rëndësishme për kampionat. Takimi do të luhet në shtëpi me fillim nga ora 16:00.
Ky është një moment kyç për ekipin tonë, dhe ne do të duam që të gjithë tifozët tanë të jenë pranë nesh për të krijuar një atmosferë të paharrueshme dhe për të na mbështetur deri në fund.
Përkrahja juaj është kyçe për suksesin tonë. Bashkohuni me ne dhe së bashku do të arrijmë qëllimet tona!”, ka njoftuar FC Kosova.