​Rumani-Kosovë, formacionet e mundshme

Futboll

​Rumani-Kosovë, formacionet e mundshme

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 11:55
“Dardanët” tashmë kanë të siguruar të paktën një vend në play-off

Kosova është në kërkim të fitores së saj të parë kundër Rumanisë në herën e katërt pas dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 në të cilat barazoi 0-0 në shtëpi dhe humbi 2-0 në Bukuresht si dhe humbjes në shtëpi në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” tashmë kanë të siguruar të paktën një vend në play-off, gjatë së cilës ata do të përballen me një ekip të vendit të tretë në Ligën A në dy ndeshje, kështu që kjo është në fakt një rast ideal për kualifikimin e mundshëm automatik në Ligën B për hera e parë.

Sfida e sotme në Bukuresht nuk do të jetë aspak e lehtë, madje këtë e vështirëson edhe fakti se mund të ketë një atmosferë aspak miqësore në tribuna nga tifozët, diçka që është dëshmuar tashmë edhe në ndeshjen e kaluar.

Gjithsesi, trajneri i Kosovës, Franco Foda tha në konferencë për media para ndeshjes se ai pret lojë kualitative nga ë përgjedhurit e tij dhe se shanset për kualifikim direkt janë ende konkrete.

Madje në këtë sfidë, Fida nuk mund të llogorisë në shërbimet e lojtarëve si një sërë lëndimesh të lojtarëve kryesorë si Milot Rashica, Leart Paqarada dhe Bersant Celina për shkak të lëndimeve.

Rumania është lidere e grupit me 12 pikë, tri më shumë se Kosova e vendit të dytë, derisa Qipro ka tri pikë dhe Lituania është e fundit me zero pikë.

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Rumani: Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R. Marin, M. Marin, Stanciu; Man, Dragus, Mihaila

Kosova: Muric, Aliti-Dellova-RRahmani, Vojvoda, Berisha-Rexhbeqaj, Jashari, Muslija-Zhegrova, Muriqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat