Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumania – Kosova, se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.
Vendtakimi do të jetë në rrugën “Major Coravu”, në orën 20:30 (sipas kohës lokale në Bukuresht) nga ku tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi.
Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo kategorinë 1.
Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi, FFK-ja u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit.