Arton Podrimcaku u transferua me shumë bujë te Vllaznia në merkaton e verës. Madje kaloi në Shkodër në limitin e merkatos dhe drejteusit mendonin se do të ishte një vlerë e shtuar në ekip.
Por pas 13 javësh kampionat deri më tani, mbrojtësi i majtë ka mundur të luajë vetëm 8 minuta.
Shumë pak në krahasim me pritshmëritë, ndërsa thuajse nuk preferohet aspak nga Thomas Brdaric.
Minutat e limituara bëjnë që 22-vjeçari të mendojë largimin, i cili me shumë gjasa është çështje javësh. Podrimcaku kërkon më shumë minuta në këmbët e tij dhe për këtë në merkaton e janarit do të tentojë të ndryshojë ambient.
Kujtojmë se në Shqipëri ka luajtur edhe për Flamurtarin në Kategorinë e Parë.