Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar se Kylian Mbappe donte të grumbullohej me kombëtaren, por ai ka zgjedhur ta lërë jashtë.
“Është një fakt se Mbappe ndodhet në një situatë të vështirë.
Po kalon një moment delikat në karrierën e tij.
“Donte të vinte, por unë mendoj se nuk ishte një moment i mirë që të grumbullohej. Të gjithë mund të kalojnë një moment të vështirë.
Ka një element fizik dhe një psikologjik”, ka thënë Deschamps.
Franca barazoi 0-0 kundër Izraelit në ndeshjen e fundit të Nations League dhe takimin e ardhshëm do ta ketë kundër Italisë.
Kylian Mbappe ka shënuar 6 gola në 11 ndeshje të luajtura në La Liga në këtë sezon, duke dhënë një asist. Ai ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje të luajtura në Champions League.