Redi Kasa prej disa javësh është i dëmtuar dhe nuk mund të kontribuojë për Egnatian.
Sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulare në duelin me Laçin, ndërsa mungoi në sfidat me Tiranën dhe Vllaznisë.
Një mungesë e rëndësishme për Edlir Tetovën dhe stafin e tij, me Kasan që tashmë është në “luftë me kohën” për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Për ta bërë të mundur këtë sa më shpejt, 23-vjeçari ka vendosur të udhëtojë drejt Italisë për t’u rikuperuar.
Pauza e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares i shkon për shtat futbollistit, i cili pritet që javën e ardhshme të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë pjesë e grupit të rrogozhinasve.
E sigurtë është që do të mungojë në duelin e javës së 14-të që Egnatia do të luajë ndaj Bylisit në transfertë, teksa synon që të jetë gati ndaj Elbasanit.