Në mbrëmjen e sotme do të luhet përballja mes Zvicrës dhe Serbisë, e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Liga e Kombeve.
Ndërkohë para kësaj ndeshjeje, ish-futbollisti serb dhe ish lojtar i Cërvena Zvezdës, Milan Vilotiq, ka ngritur figurën e mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në mediat serbe.
“Është një kënaqësi e madhe të shohësh Granit Xhakën, duke luajtur, ka qenë pjesë e niveleve të larta botërore për një vit e gjysmë.
Është një super lider që luan me zemër për kombëtaren e tij”, tha Milan Vilotiq për mediumin serb "Meridian sport" .