Sipas Sport, Chivo Perez i ka kërkuar babait të tij Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, të shesë Vinicius Junior.
Me kontratën e brazilianit që skadon në vitin 2026-të, Chivo dhe drejtuesit e Real-it janë të shqetësuar se mund ta humbasin lojtarin me kosto zero.
Nga sa mësohet, Vini ka refuzuar deri tani të hapë bisedimet me klubin për të nënshkruar një kontratë të re.
Me Al Hilal dhe Al Ittihad që janë të gatshme të paguajnë deri në 250 milionë euro për ta marrë në Arabinë Saudite, Florentino po shtyhet që ta shesë lojtarin.
Për Vinicius janë të interesuar edhe United, Chelsea dhe PSG.