Skuadra e Romës gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi trajnerin e ri pas largimit të Ivan Juricit.
“Timonin” e klubit nga Serie A e mori italiani, Claudio Ranieri.
Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels u transferua te Roma pas përfundimit të afatit kalimtar.
Ai nuk startoi në asnjë ndeshje te romakët.
Trajneri i Romës gjatë një interviste tha se u çuditë kur shihte mbrojtësin gjerman të ulur në stol.
“Kam kaluar pak kohë duke i shikuar ndeshjet e Romës dhe pyesja vetën: Pse nuk po starton Mats Hummels. Si është e mundur kjo?”, tha trajneri Claudio Ranieri
Kështu, ish-lojtari i Bayernit dhe Dortmundit tani mund të ndihet i sigurt në ekipin e Romës.