Përballjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, Kosova kundër Rumanisë e zhvilloi më 16 qershor 2023 në Prishtinë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” rrjeta e rumunëve u tund nga Edon Zhegrova, por goli u anulua nga VAR-i për një pozicion jashtë loje. Ai duel u mbyll 0-0.
Ndeshja kthyese në Bukuresht më 12 shtator të po atij viti, u karakterizua me thirrje raciste të tifozëve vendas, të cilët edhe shfaqën shumë parulla anti-shqiptare e kundër shtetit të Kosovës.
Në fund, Rumania fitoi 2-0.
Ballafaqimi i tretë dhe i fundit deri sot, u zhvillua një vit më vonë, sërish në kryeqytetin e Kosovës, ku në kuadër të Ligës së Kombeve, reprezentacioni ynë shtetëror u mposht 0-3.
Sot në udhëtim te Rumania, kombëtarja kosovare synon t’ia bëjë ‘sefte’ një triumfi ndaj këtij oponenti, mbase në ndeshjen më të rëndësishme deri tani, e cila fillon në orën 20:45.
Rumania ka 12 pikë, ndërsa Kosova 9/