Kombëtarja shqiptare U-17 fitoi 3:2 miqësoren sot përballë Polonisë U-17.
Sfida e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” dhuroi spektakël mes dy skuadrave.
Ishin miqtë e Polonisë që mbyllën në avantazh pjesën e parë.
Në të dytën Kombëtarja U-17 reagoi duke përmbysur rezultatin.
Tre gola prej kuqezinjve, që treguan kështu forcën.
Dopieta e Kullës dhe Vogli me golin e tretë për kuqezinjtë, vendosën fitoren në këtë miqësore.
Një sfidë mjaft e luftuar deri në fund, ndërsa për miqtë ishte Jakub Kaçovka që realizoi dopietë.