Largohet nga Juventusi

Futboll

Largohet nga Juventusi

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 16:11
Paul Pogba

Paul Pogba largohet nga Juventusi. Në këto orë, sipas informacioneve të fundit të mediave italiane, mesfushori francez dhe klubi i Juventusit kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës që lidhte dy palët.

Kujtojmë që lojtari u skualifikua për 4 vjet më 11 shtator 2023 për shkak të një testi anti-doping më 20 gusht 2023.

Megjithatë, muajt e fundit, CAS i Lozanës e kishte ulur skualifikimin e tij në një vit e gjysmë, me lojtarin që do të mund të rikthehet në fushë në mars 2025.

Bardhezinjtë nuk do të kenë asnjë shpenzim financiar me lamtumirën e tij dhe do të kursejnë rreth 30 milionë euro bruto, duke marrë parasysh 12 muajt e fundit të pagës minimale dhe 8 milionë euro për sezonin, plus 2 milionë bonuse, të kontratës së tij deri në vitin 2026.

Mungon vetën zyrtarizimi, që pritet të vijë në orët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat