Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Bukuresht do të përballet me Rumaninë, në kuadër të Ligës se Kombeve.
Rumunët dhe Dardanët do të ballafaqohen në sfidën vendimtare në garën për vendin e parë në grup.
Në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, Rumania kryeson me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek me 9 pikë.
Për të fituar grupin dhe për të avancuar në Ligën B, Kosovës i nevojitet një fitore më e thellë se 3:0 kundër rumunëve.
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me rumunët.
Atmosfera në skuadrën tonë është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje të mirë të skuadrës dardane.
Trajneri i Kosovës Franco Foda, në konferencën e fundit para ndeshjes me Rumaninë tha se Kosova në Rumani ka ardhur për fitore.