Ermir Lenjani, një emër i dëgjuar në Kombëtare por që zyrtarisht nuk luan më për të pasi ka shpallur dorëheqjen nga përfaqësimi i ngjyrave “KuqeZi” duket se po vjen në Tiranë.
Futbollisti, i cili u bë i famshëm për atë goli kundër Danimarkës në inaugurimin e "Elbasan Arena", humbi formën që kishte me De Biasin dhe më pas thirrjet e tij sa vinin e numëroheshin me gishtat e dorës.
Edhe me klubet ai e humbi toruan, ku më së shumti ka kaluar karrierën në Zvicër.
Lenjani po vjen në Shqipëri dhe me shumë mundësi do të jetë në stadiumin Kombëtar për të mbështetur çunat e Sylvonho-s.
Një forcë më tepër në tribuna që i inurajon djemtë të marrin maksimumin prej çekëve. Ermiri luajti plot 10 vite me Kombëtaren!