Didier Deschamps nuk e pranon se ka probleme me Kylian Mbappe.
Ndryshe nga sa raportojnë mediat, trajneri i kombëtares franceze ka theksuar se e gjitha është për të ndihmuar sulmuesin.
“Është fakt që Kylian po kalon një situatë të vështirë, apo jo? Ai po kalon një periudhë që nuk është më e lumtura e karrierës së tij”, ka thënë tekniku i “Gjelave”.
“Po, Kylian patjetër që donte të vinte në grumbullim, por ishte zgjedhja ime që ai të mos ishte këtu. Ishte një vendim për aspektin e tij psikologjik. Kujtdo i lejohet të ketë një periudhë të vështirë”.
Nuk dimë kë të besojmë. Mediat shkruajnë se Mbappe ka probleme me Deschamps.