Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë!
Turpi rumun! Turp i madh! Provokohet e fyhet Kosova!
Lojtarët e Kosovës e braktisin fushën në minutën e 90+3. dhe nuk u kthyen më me të drejtë, pasi që tifozët rumunë provokuan me thirrje raciste e brohoritje Serbia, Serbia, duke hedhur edhe gjësende të forta në drejtim të bankës së Kosovës, ku edhe policia është futur në fushë!
Edhe Televizioni rumun ka raportuar se lojtarët e Kosovës u tërhoqën nga fusha, shkak thirrjet Serbia!
Gjyqtari pas pritjeve e lutjeve ndaj lojtarëve të Kosovës, në fund dha shenjë se nuk ka lojë më. Shih habinë, futbollistët e Rumanisë i gëzohen ndërprerjes së ndeshjes, në vend që ata të skuqen. Ndeshja u ndërpre në minutën e 90+3 kur rezultati ishte 0:0 dhe tani i mbetet që të vendosin organeve të UEFA-së.
Djelmoshat tanë nuk patën rrugë tjetër përveç që të braktisin fushën në minutën e 90+3. Futbollisti Albec provokoi dhe shpërtheu kacafytja mes tij dhe Amir Rrahmanit. Pastaj tifozët filluan të fyejnë.
Kjo ndeshje ishte e xhiros së pestë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve.
Nga ndeshja, në minutën e 17-të, Muharrem Jashari lirohet bukur e nga rreth 17 metra goditi fuqishëm ku mezi e ndali topin portieri rumun Nita.
Në minutën e 29-të, lëshimi i madh i portierit rumun, Edon Zhegrova nga afërsia dhe kur pritej gol goditjen e tij e ndali mbrojtësi Dragusin dhe pastaj te Vedat Muriqi i cili në vend që të plasoi në rrjetë nuk e qëlloi portën.
Edon Zhegrova nga rreth 25 metra gati e befasoi portierin rumun, i cili mezi e përceptoi topin në minutën e 35-të.
Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë (41') Stanciu nga rreth 16 metra dërgoi një projektil dhe fat i madh për portierin Arijanet Muriç, topi u ndal nga tërthorësja.
Në minutën e 56-të, fat për Kosovën, Burca nga afërsia ka gjuajtur fortë por topi shkoi jashtë portës së Muriç.
Në minutën e 80-të, Mërgim Vojvoda nga rreth 13-14 metra me goditje të fortë e përtoke por portieri rumun Nita shpëtoi gol të sigiurtë.
Fisnik Asllani në minutën e 85-të nga distanca i pafat, goditja e tij për pak centimetra shkoi mbi portën e rumunëve.