Trajneri Sylvinho sot dha konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë.
Ai i vlerësoi kundërshtarët, por theksoi se skuadra jonë ka mundësi për të fituar, sepse luajmë në shtëpinë tonë.
“Rivalët tanë janë të fortë, fizikisht të fortë, padiskutim. Trajneri i tyre është shumë inteligjent. Dihet se ka bërë 3-4 ndryshime. Tani luajnë ndryshe, luajnë me 4”.
“Ne duhet të bëjmë lojën tonë. Kemi cilësi teknike dhe organizim taktik të nivelit të lartë, por duhet edhe zemra dhe shpirti. Kjo mund të bëjë diferencën”.
“Sulmi? Shohim deri nesër. Kemi dhe një seancë stërvitore. Duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla. Uzuni? Asnjë problem. Ai nuk është qendërsulmues tipik pykë, sepse është më shumë i dytë, por arrin të shënojë kur gjen hapësirë”.