Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 me Serbinë, në përballjen që u zhvillua në Zurich. Granit Xhaka me shokë të pafat.
Fat i madh për Zvicrën në minutën e 55-të, Mitroviq i Serbisë humbi penalltinë.
Në minutën e 79-të, Amdouni realizoi për 1;0.
Në minutën e 88-të, Terziq ka barazuar rezultatin duke ia mohuar fitoren Zvicrës.
Kapiteni Granit Xhaka ka treguar angazhim të madh me Zvicrën ndaj Serbisë. Në minutën e 65-të, Andi Zeqiri është aktivizuar në vend të Embolos.
Pas xhiros së pestë në Grupin 4, Spanja kryeson me 13 pikë, pasojnë Danimarka me 7, Serbia 5 dhe Zvicra 2 pikë.