Ky rumun nuk përmbahet dhe fajin e vet e adreson diku tjetër: E turpshme ajo çka bën lojtarët e Kosovës

Futboll

Ky rumun nuk përmbahet dhe fajin e vet e adreson diku tjetër: E turpshme ajo çka bën lojtarët e Kosovës

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 23:33
Gheorghe Popescu

Ish futbollisti rumun, Gheorghe Popescu e ka vlerësuar të turpshme atë që bënë futbollistët e Kosovës.

Ai megjithatë ka pranuar se ka pasur hedhje në fushë. 

Lojtarët e Kosovës e lanë fushën për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia”.

“Objekte me gjasë janë hedhur, por kjo nuk është arsye që ndeshja të ndërpritet.

Është vendim i referit që lojtarët mos të rrezikohen.

Pse kanë pritur deri në minutën e fundit nëse kanë dashur të provokojnë? Është e turpshme ajo që kanë bërë kosovarët dhe shumë e rrezikshme”, ka thënë Popescu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat